Futboll

Marash Kumbulla mund të largohet nga Roma që në merkaton e janarit

Gazeta Si – Te Roma duhet të rregullojnë diçka në mbrojtje, sepse ekipi po pëson shumë gol. Dhe klubi po bën plane për merkaton e janarit, kur priten të bëhen afrime për prapavijën, pasi në dalje konsiderohen Karsdorp dhe Kumbulla.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Roma po kërkon mbrojtës të djathtë, sepse Karsdorp është i padëshiruar për trajnerin Mourinjo, por edhe mbrojtës qendre. Gazeta e njohur italiane shkruan se Kumbulla ka përfunduar tashmë shumë larg formacionit dhe në janar mund të shitet.

Kumbulla me flamurin kuqezi. Gazeta Si, 17 nentor 2022

Ndoshta do të ishte pozitive edhe për vetë mbrojtësin kuqezi, i cili luajti titullar në miqësoren me Italinë. Kumbulla është një profesionist i përulur dhe ka nevojë për një aktivizim të rregullt për ta rritur nivelin e tij. Interesimi për të mund të jetë i madh, por lëvizja është e kushtëzuar nga ofertat konkrete që do të marrë Roma.

Në kohën e Mourinjos Kumbulla nuk ka pasur asnjëherë vlerësim, pavarësisht diplomacisë që ka përdorur trajneri portugez herë pas here. Futbollisti i Kombëtares ka nevojë për të ndërruar ambient.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë