Futboll

Maradona largon panikun për shëndetin dhe qetëson tifozët

Orët e vona të ditës së premte kanë qenë të ethshme për miliona tifozë të Diego Maradonës në botë. Legjenda argjentinase e futbollit u shtrua në spital sipas raportimeve të medieve vendase. Arsyeja ka mbetur ende e pa qartë pasi kishte disa raportime që shkruanin se bëhej fjalë për një gjendje depresioni të Maradonës dhe të tjera që shkruanin për probleme në stomak. Por orët e para të kësaj të shtune “El Pibe de Oro” ka qetësuar gjithçka. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Maradona shkruan se është mirë dhe ndodhet pranë fëmijëve dhe nipërve të tij.

https://www.facebook.com/diegomaradona/photos/a.457499340968087/2185212941530043/?type=3&theater

Mesazhi i Maradones ne facebook

“Unë dua t’ju falënderoj për mesazhet inkurajuese që më keni dërguar këto orë. Më vjen keq që u shqetësuat për arsye të paqenë. Unë dua t’ju them se asgjë nuk ndodhi dhe se unë jam mirë. Sot po kujdesem për nipërit e mbesat e mia Benja, Dieguito Matías dhe djalin im Diego Fernando. Ju përqafoj të gjithëve!”

Edhe pse ish-futbollisti argjentinas përmes këtij mesazhi në facebook ka dashur ta minimizojë ngjarjen, mediet në Argjentinë shkruajnë se ai gjatë orëve të para në mëngjesin e kësaj të shtunë ka qenë nën kujdesin e mjekëve. Kjo nuk është hera e parë për Diego Maradonën që ka një përkeqësim të gjendjes shëndetësore. Më herët ylli argjentinas është shtruar në spital për shkak të teprimit me lëndët narkotike dhe problemeve me zemrën.

Maradona aktualisht është trajner në ekipin meksikan të Dorados. Argjentinasi po tenton me ekipin e tij që të ngjitet në kategorinë superiore të futbollit në Meksikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë