Jorge Jesús, trajneri i Benfica, ka folur për vdekjen e Diego Armando Maradonës. Portugezi, i cili elaboroi pasionin që “Pelusa” kishte në futboll, e ka shfrytëzuar rastin për të akuzuar Leo Messin: “Maradona ishte lojtari më i mirë në histori, së bashku me Pelé. Pelé është ende mes nesh, i gjallë. Maradona ishte më i madhi, jo vetëm si gjeni dhe lojtar, por për shkak të mënyrës se si e tregoi klasin. Kjo bën për mua ndryshimin”.
Trajneri portugezi nuk është lodhur duke lavdëruar figurën e legjendës argjentinase: “Ai ishte një yll i kalibrit botëror, por kishte një pasion për lojën. Diego lindi për të qenë futbollist, ai lindi me gjithçka. Nuk është një produkt i punuar, ka lindur kështu. Dashuria, gjithë ndjenja që kishte për topin ishte unike”.
Pasioni, i cili ka qenë tema qendrore në deklaratat e Jorge Jesús, i ka shërbyer trajnerit të Benfica për të krahasuar Maradonën me referentët më të mirë të sotëm të futbollit: Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo. Kapiteni i Barcelonës, i cili i bëri homazh të veçantë bashkatdhetarit të tij, pasi shënoi golin e katërt në fitoren kundër Osasuna, gjithmonë është krahasuar me Maradonën. Sidoqoftë, kësaj radhe ka marrë një goditje të ashpër nga trajneri portugez, që e quan atë si lojtar pa pasion: “Sot, midis dy më të mirëve në botë, Cristiano Ronaldo ka pak nga ai pasion i Maradonas, Messi nuk ka asgjë”.
Deklaratat e Jorge Jesús shkaktuan një furtunë dhe, menjëherë, duhej të sqaronte fjalët e tij për të shmangur keqinterpretimet: “Messi është një lojtar i shkëlqyeshëm, por ne po flasim për atë se si është jeta dhe ndjenja, duke pasur një pasion për lojën dhe futbollin. Unë mendoj se Maradona ishte i jashtëzakonshëm në raport me të tjerët”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




