Maqedonia shpall gjendjen e jashtëzakonshme për 30 ditë. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.
Vendimi pritet të hyjë në fuqi nga dita e nesërme.
Ky vendim vjen pas propozimit të Komitetit për menaxhimin e krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
Rekomandimi i këtij trupi erdhi pas mbledhjes së këshillit për siguri tek presidenti Pendarovski.
Gjendja e jashtëzakonshme do të thotë se qeveria ka në dispozicion njerëzit e ushtrisë, ndërmarrjeve publike komunale, por edhe kapacitetet e spitaleve private.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




