Treg

Maqedonia e Veriut nis ndërtimin e nënstacionit të Ohrit, pjesë e interkonjeksionit me Shqipërinë

Maqedonia e Veriut nisi ndërtimin e një nënstacioni me fuqi 400/100 kilovolt pranë qytetit të Ohrit, që është hapi i parë për vënien në funksion të plotë të projektit të interkonjeksionit me Shqipërinë.

Lajmi është njoftuar nga Qeveria maqedonase, që vlerëson se ndërtimi interkonjeksionit Elbasan-Bitola do t’i kushtojë Maqedonisë së Veriut 50 milionë euro.

Kushtrim Ramadani, drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Maqedoninë e Veriut tha në një deklaratë se nënstacioni në Ohër po ndërtohet nga kompania kroate Koncar Elektroindustrija, si pjesë e një marrëveshjeje të nënshkruar që në janar të 2020-s.

Vetëm kostoja e nënstacionit vlerësohet te 14 milionë euro. Me përfundimin e tij do t’i hapet rruga ndërtimit të linjës së interkonjeksionit me Shqipërinë, që pritet të përmbyllet në vitin 2023.

Linja do të ndërtohet nga kompania boshnjake, Energoinvest, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar në vitin 2020.

Projekti mbështetet nga Banka Europiane për Rindërtimit dhe Zhvillim. Maqedonia e Veriut aktualisht është e lidhur me rrjetet energjitike me linja 400 kilovoltshme me Serbinë, Kosovën, Bullgarinë dhe Greqinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë