Nga sot (e hënë) nis kontrolli i përbashkët i kufirit midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Sistemi i përbashkët ka si synim lehtësimin dhe thjeshtimin e qarkullimit të njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.
Sistemi i ri me një ndalesë që ka dy ditë që po aplikohet në kufirin me Maqedoninë ‘One Stop’, inaugurohet sot nga kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij maqedonas, Dimitar Kovaçeski
Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në nëntor të një viti më parë në mledhjen mes dy qeverive

Ndërkohë për shkak të sistemit të ri por edhe fluksit të madh në fundjave janë shkaktuar radhë të gjata në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës
Gjatë 48 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë me shume se 9000 shtetas, kryesisht shqiptare që jetojnë në vendin fqinj.

Për të përballuar fluksin në dalje policia jonë kufitare në Qafë-Thanë punoi në fundjavë me katër sportele ndërkohë që në anën tjetër u punua me tre të tilla.
Radhët me të gjata kane qenë në orët e pasdites, radhë që kanë nisur të reduktohen pas orës 18:30 por fluksi raportohet se vijon të jetë i lartë në pikën kufitare të Qafë-Thanës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




