Me 80 vota pro dhe 39 kundër, deputetët e Kuvendit të Maqedonisë kanë miratuar nisjen e procedurave për ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugën marrëveshjes me Greqinë, të nënshkruar më 17 qershor të këtij viti. Sipas kësaj marrëveshje emri i fqinjit tonë lindor do të ndryshojë, për t’u quajtur Maqedonia e Veriut. Votimi u shoqërua nga një klimë e ndezur debati mes deputetëve të të dyja partive kryesore.
Në Kuvend pasi votuan deputetët në mënyrë elektronike, u miratua edhe kërkesa e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që të votohet me thirrje të emrave e mbiemrave të deputetëve. Sakaq edhe pas këtij votimi, u aprovuan ndryshimet kushtetuese.
Pas votimit, ku pro u shprehën edhe 6 përfaqësues të VMRO-DPMNE, kjo e fundit ka marrë vendim për t’i përjashtuar këta deputetë. Deputetët e VMRO-DPMNE që u përjshtuan janë: Kërste Mukovski, Elizabeta Kançeska-Milevska, Nola Ismaillovska, Ljuben Arnaudov, Emilija Aleksandrova, Sashe Vasilevski.

“Dua të shpreh falënderim ndaj deputetëve që nuk u përkulën kundrejt kërcënimeve dhe shantazheve. Dita kur duhej të votohen këto ndryshime u shndërrua në gjah ndaj deputetëve. Deputetë që votuan pro ndryshimeve, unë si person nuk mund t’i arsyetoj, ata ndoshta kishin qëllimet e tyre, por unë nuk mund t’i arsyetoj”, tha Hristijan Mickoski, kreu i VMRO-DPMNE-së.
“Shtatë deputetët që votuan kundër qëndrimit të partisë dhe vullnetit të qytetarëve, më dëshpëruan mua, edhe pse kjo nuk është me rëndësi, por është e rëndësishme se dëshpëruan partinë dhe qytetarët. Për këtë arsye Komiteti i VMRO-së mbajti mbledhje dhe përjashtoi 7 deputetët që votuan pro ndryshimeve”, deklaroi Mickoski.
Ndërkohë për këtë votim historik në parlamentin e Maqedonisë kanë reaguar edhe krerët e politikës shqiptare duke filluar nga kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.
HAPPY BIRTHDAY TO THE REPUBLIC OF NORTH MACEDONIA😊 Heartfelt congratulations to @Zoran_Zaev and to everyone who fought for this historical moment👍 Një derë e re e të ardhmes u hap sot për dy popujt tanë në Republikën e Maqedonisë së Veriut🇲🇰🇦🇱 #Respect🙏
— Edi Rama (@ediramaal) October 19, 2018
Përshëndes votimin e ligjit që i hap rrugën krijimit të ushtrisë së Kosovës. Kosova me ushtrinë e vet, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët euro-atlantikë dhe me aspiratën e antarësimit në NATO, do të jetë një kontribut i shtuar për paqen dhe sigurinë në Ballkan.
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) October 18, 2018
Parliament of #Macedonia endorsed constitutional changes. An important step ahead 4 🇲🇰 membership 2 #NATO. I congrat PM @Zoran_Zaev 4 his persistent efforts & members of 🇲🇰 Parliament. It will positively impact security, stability & progress of our region. 👏🇲🇰
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) October 20, 2018
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




