Ne rrjet

Maqedoni e Veriut, mblidhet koalicioni qeverisës: Dorëheqja e Zaev e nxituar, nuk ka zgjedhje të parakohshme

Dorëheqja e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale, ka sjellë lëvizjen e parë.

Të hënën e fillim javës është mbledhur koalicioni qeverisës.  

Ministri i Bujqësisë dhe njëherazi edhe sekretar i Lëvizjes Besa, Arianit Hoxha, pas takimit me aleatët qeveritarë, tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të ishin të gabuara. Ai tha se kjo mazhorancë ka marrë një mandat të qartë për të vazhduar qeverisjen 4-vjeçare. Sipas Hoxhës, shkuarja në zgjedhje të parakohshme në këtë moment do të ishte një katastrofë për vendin. Ai e cilësoi të nxituar prononcimin e kryeministrit Zaev për dorëheqje, pa u konsultuar më herët me partitë e koalicionit.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri i vendit, Artan Grubi, pas takimit me koalicionin qeverisës ka thënë se të gjithë aleatët njëzëri janë shprehur se prononcimi i mbrëmshëm i kryeministrit Zaev për dorëheqje ka qenë i nxituar. Prandaj, ata si aleatë i kanë kërkuar të mos japë dorëheqjen, sepse sipas tij, këto zgjedhje nuk kanë të bëjnë me mazhorancën parlamentare. Ai po ashtu shtoi se BDI-në këto zgjedhje ka dalë edhe më e fortë pasi në këto zgjedhje ka arritur të marrë 125 mijë vota, më shumë se të gjitha partitë e tjera shqiptare të marra së bashku.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë