Politike

Manja-opozitës: Dallimet tona s’janë argument për ta bërë pis Shqipërinë!

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, hodhi akuza të forta në drejtim të qeverisë shqiptare, duke theksuar se opozita e mbështet procesin e integrimit në Bashkimin Europian, por sipas tij duhet vërtetësi.

Për replikë, përfaqësuesi i mazhorancës në tryezë, ish-ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se kjo qasje nuk është aspak e duhura.

“Dallimet tona nuk mund të jenë argument për ta bërë pis Shqipërinë, kjo nuk më duket qasje e sinqertë, gjithsesi ne kemi përgjegjësinë e qeverisjes, por edhe për të mbyllur me sukses kapitujt dhe sigurisht atje çdo gjë është e qartë dhe e verifikueshme”, tha Manja.

“Shteti i së drejtës është parakushti për çdo demokraci moderne”, theksoi ai.

Zbatimi  i reformës në drejtësi sipas Manjës ka pasur sfidat e veta.

“Vettingu, shtylla kryesore e kësaj reforme ka mbaruar procesin e rivlerësimit në shkallën e parë dhe në qershor të vitit 2026 do të mbyllet ky proces edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit”, deklaroi ai.

Kjo është dita e dytë e takimit të Komiteti Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, i cili mblidhet dy herë në vit dhe shqyrton zbatimin e marrëveshjes BE–Shqipëri, përfshirë çështjet e shtetit ligjor, korrupsionit dhe përafrimit të politikave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë