Politike

Manja dorëzon projektin përfundimtar të Amnistisë Penale, përfitojnë 620 të dënuar

Gazeta Si – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka dorëzuar sot në Kryeministri versionin përfundimtar të Amnistisë penale. Në të janë reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Foto ilustruese

Në këtë version përfundimtar preken vendimet deri më 30.11.2023, duke e rritur numrin e atyre që përfitojnë në rreth 620 të dënuar.

“Kemi reflektuar rekomandimet e kërkuara nga SPAK, KLGJ dhe Prokuroria e Përgjithshme, duke e bërë një amnisti dhe më të plotë, nga e cila do të përfitojnë 620 të dënuar”, – ka theksuar Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë