Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi kritik, i cili thotë se emigrantet nuk kanë pse të votojnë me postë, por të vinë në Shqipëri dhe të votojnë.
Komentuesi thotë se me postë do të bëhen manipulime, por kryeministri Rama i përgjigjet duke i renditur disa fakte, që sipas tij emigrantët janë më të kthjellët sesa shqiptarët që jetojnë këtu.
Kreu i qeverisë thotë se emigrantet e vlerësojnë dallimin mes asaj që shohin kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar.
Kryeministri premtoi se në 2030 Shqipërinë do ta çojë në majë dhe do të jetë pjesë e BE si barabartë mes të barabartësh.
“Në fakt unë mendoj se emigrantët e dinë mirë, madje shumica dërrmuese e tyre janë më të kthjellët se ne për të paktën për tre gjera themelore. E para janë më të kthjellet në vlerësimin e shkallës së përparimit të Shqipërisë, sepse nga një anë patjetër që nuk i kanë ato gër mëret e jetës së përditshme këtu, por kanë mundësinë të vlerësojnë dallimin mes asaj që shohin kur vijnë dhe asaj që kanë parë kur kanë ardhur herën e kaluar.
E dyta emigrantët nuk kanë iluzione për jetën atje ku janë dhe shpesh as i kuptojnë madje ankesat tona, për faktin se kafet dhe restorantet janë plotë, por ata që rrini më shumë ulur ankohen se nuk ka bukë, ujë e rrugë. Emigrantët punojnë fort, shpesh bëjnë nga dy punë. Atje nuk ka kushëri e krushqi, parti e punë në shtet ose rashë e vdiqa. Emigrantët paguajnë fatura pas faturash dhe lodhen shumë për të përballuar kostot që janë rritur në Evropë në krahasim me pagat që ata marrin.
E treta Emigrantët dinë ta vlerësojnë më shumë sesa ne imazhin dhe reputacionin e Shqipërisë jashtë kufijve, që deri dje ju kthehej kokoës sepse i shikonin si të ardhur nga një vend shejtanësh. Ndërsa sot ata po e thonë cdo ditë me gojën plotë se “jam nga Shqipëria”, sepse Shqipërisë i kemi dhënë një dinjitet që nuk e ka pasur kurrë në botën e jashtme dhe do ta ngjisim në majën e 2030 si të barabartë mes të barabartësh, jo vetëm në marrëdhënie se këtë e kemi arritur që sot, por edhe në tryezën e familjes së bashkuar evropiane. Emigrantët e dinë shumë mirë se çfarë duhet të bëjnë dhe do ta shikosh që do ta bëjnë”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.