Politike

Mandati i Xhaçkës, Meta: Kushtetuesja duhej të shprehej qartë me kohë, për Himarën vendosim njësoj me qëndrimin e PD   

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë një komunikimi për mediat u pyet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës dhe zgjedhjet në Himarë.

Lidhur me vendimin e Kushtetueses, Meta tha se edhe kjo gjykatë është e kapur nga kryeministri Edi Rama.

Po pse? Sipas tij, qëndrimet e saj Gjykata Kushtetuese duhet të ishin të prera dhe të qarta me kohë.

“Konflikti i interesave është në nivelet me të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese është e kapur nga Rama-forma. Qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë”  tha Meta.

Sa për zgjedhjet në Himarë, Meta tha se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca po synon të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës.

“Gjithçka është bërë fakti i kryer, duke tentuar të marrë me dhunë bashkinë e Himarës. Eshtë e qartë që vendi është në momentet më të errëta të demokracisë dhe respektimin e shtetit ligjor pasi të gjithë e dimë që për të lejuar Belerin për të bërë betimin ishte e pamundur dhe për ta çuar në KQZ për t’i hequr mandatin ishte e mundur. Në lidhje me bashkinë  e Himarës do të kemi të njëjtën qëndrim me PD” tha Meta, duke lënë pezull qëndrimin nëse do të marrin pjesë ne zgjedhjet e Himarës apo jo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë