Politike

Mandati i Olta Xhaçkës, Balluku: Në 12 shtator deputetët do të njihen me vendimin e GJK! Asnjë nga raportet nuk është prekur

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë ka folur lidhur me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, pas mbeldhjes së qeverisë ka folur në një prononcim për media lidhur me mandatin e ish-ministres Olta Xhaçka.

Në seancën e 12 shtatorit që është edhe seanca e parë e sesionit të ri parlamentar, deputetët e kuvendit të Shqipërisë do të duhet të ngrenë sërish kartonët për mandatin e Olta Xhaçkës.

Balluku u shpreh se në seancën e 12 shtatorit deputetët do të njihen me zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, asnjë nga raportet nuk është prekur, as i PD dhe as ai i PS.

“Me zbardhjen e vendimit të GJK, nga grupi parlamentar i PD është kërkuar që të thirret një seancë e jashtëzakonshme më Kuvend, por kjo është në shkelje të ligjit, prandaj kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka thirrur Komisionin e Ligjislacionit dhe Klotida Bushka ka shpjeguar që në datën 12 shtator është lënë një seancë ku do të njihen deputetët me zbardhjen e vendimit të kushtetueses. Asnjë nga raportet nuk është prekur, si ai i mazhorancës, as ai i opozitës”, tha ajo. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë