Politike

Mandati i Belerit, shtyhet për të premten mbledhja në KQZ

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mandatin e kreut të zgjedhur të Bashkisë së Himarës është shtyrë për të premten.

Në mbledhjen e sotme avokatja e Belerit kërkoi që ai të dëgjohet në seancë, pasi sipas saj Beleri nuk është njoftuar për këtë procedurë.

“Nuk është njoftuar për veprimet hetimore dhe për shkak bazuar në ligj paraqes kërkesën për Belerin që t’i jepet mundësia që të dëgjohet, duke qenë se është subjekt i interesuar. Ti dërgohet kopja e dosjes administrative, që të ketë mundësinë të japë mendimin e tij. Është mbyllur procedura pa iu dhënë mundësia të jap mendimin e tij lidhur me procedurën", u shpreh avokatja.

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi pak muaj më parë të dënojë me dy vjet burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, i akuzuar për korrupsion aktiv në zgjedhjet e 14 majit të 2023.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë