Politike

Mandati i 4- Edi Rama prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar (lista e plotë)

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama në fund të mbledhjes së Asamblesë së PS zbuloi emrat që do përbëjnë qeverinë e re.

Në detyrë ai rikonfirmoi Belinda Ballukun si zv.kryeministre dhe ministre të Infrastrukturës dhe Energjisë, Vengun si ministër i Mbrojtjes dhe Malajn si ministër i Financave.

Rama njoftoi gjithashtu se Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bashkohen në një dhe stafetën ia besoi sërish Blendi Gonxhes. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit i besohet Delina Ibrahimajt, që la një ministri pa portofol, atë të Sipërmarrjes.

Ndërkohë që në krye të Ministrisë së Brendshme, për herë të parë Rama tha se do të emërohet një grua, konkretisht Albana Koçiu. Problematikat, që sipas Ramës duhet të zgjidhen nga Ministria e Brendshme, janë adresat e banesave dhe sistemi i paprambetur i zjarrfikësve.

Më poshtë lista e plotë e qeverisë së re ‘Rama 4’

Belinda Balluku – Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës (Rikonfirmohet në detyrë)

Albana Koçiu – Ministria e Punëve të Brendshme (Ishte në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, zëvendëson Ervin Hoxhën)

Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (Vjen nga drejtimi i Kuvendit dhe zëvendëson Igli Hasanin)

Petrit Malaj – Ministria e Financave (Rikonfirmohet në detyrë)

Blendi Gonxhja – Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit (Vjen nga MEKI dhe pason Mirela Kumbaron që drejtonte Turizmin)

Sofjan Jaupaj – Ministria e Mjedisit (Mbante detyrën e zv/ministrit të Mjedisit)

Mirela Kumbaro – Ministria e Arsimit (Vjen nga drejtimi i Ministrisë së Turizmit)

Evis Sala – Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (Vjen nga Italia)

Delina Ibrahimaj – Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (Vjen nga Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit)

Diella – Pjesë e kabinetit qeveritar do të jetë edhe ministria virtuale, për të cilën Rama tha se anëtarja e krijuar me Inteligjencë Artificiale do të jetë ‘Diella’, e cila prej kohësh ofron asistencë virtuale në e-Albania.

Besfort Lamallari – Ministria e Drejtësisë (Pason Ulsi Manjën. Ky i fundit do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve)

Pirro Vengu – Ministria e Mbrojtjes (Rikonfirmohet në detyrë)

Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (Kryebashkiaku aktual i Cërrikut)

Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor (Pason Arbian Maznikun)

Majlinda Dhuka – Kryenegociatorja e Shqipërisë

Adea Pirdeni  – Zv/Kryenegociatorja e Shqipërisë

Toni Gogu- Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin

Arbian Mazniku- Kryetar i komisionit për reformën territoriale 2.0 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë