Nga Gazeta Si – Klubi konfirmon se trajneri është shkarkuar pas 14 muajve në detyrë.
40-vjeçari u emërua në stolin e Man Utd, 14 muaj më parë, si pasues i Erik ten Hag.
Në një deklaratë të publikuar të hënën në mëngjes, klubi shpjegoi:
“Pas vendit të gjashtë në Premier League, drejtuesit e klubit, me keqardhje vendosën se tani është koha e duhur për të bërë një ndryshim. Kjo do t’i japë skuadrës mundësinë më të mirë për të arritur pozicionin më të lartë të mundshëm në kampionat. Klubi dëshiron ta falënderojë Rubenin për kontributin dhe i uron suksese në të ardhmen. Darren Fletcher do të marrë drejtimin e ekipit kundër Burnley-t të mërkurën.”
Vendimi vjen më pak se 24 orë pas barazimit 1-1 të së dielës kundër Leeds United, pas të cilit u shfaqën tensione gjatë konferencës për shtyp të Amorim, me disa shkëmbime të ashpra, përfshirë referencën e portugezit se ai priste të ishte “menaxheri, jo trajneri”.
Manchester United ka fituar 8 ndeshje dhe ka barazuar 7 nga 20 takimet e para në Premier League këtë sezon. “Djajtë e kuq” u eliminuan nga Grimsby Town (League Two), në raundin e dytë të Kupës së Ligës.
Në total, Amorim grumbulloi 58 pikë nga 47 ndeshje në kampionat, me një diferencë golash -6. Ky bilanc e rendit Manchester United në vendin e 14-të në një tabelë të Premier League që nga dita e parë në klub.
45 pikë më pak se Arsenali kryesues me 103. 31.9% fitore është shifra më e ulët për çdo trajner të Man Utd në Premier League.
“Djajtë e Kuq” u renditën në vendin e 15-të në fund të sezonit të parë të Amorim dhe humbën finalen e “UEFA Europa League” kundër Tottenham Hotspur, humbje që i la jashtë kompeticionece evropiane këtë sezon.

Manchester United afroi tre lojtarë offensive në merkaton e verës: Matheus Cunha nga Wolverhampton Wanderers, Bryan Mbeumo nga Brentford dhe Benjamin Šeško nga RB Leipzig.
Gjithashtu u transferua mbrojtësi i majtë nga Paraguai, Diego Leon, si dhe portieri Senne Lammens (Royal Antwerp).
- Amorim në Premier League
Ndeshje – 47
Fitore – 15
Barazime – 13
Humbje – 19
Kush është Darren Fletcher?
Trajneri i përkohshëm Fletcher, ish-mesfushor i Manchester United dhe Skocisë, ka qenë në krye të ekipit U-18 këtë sezon.
Djemtë e tij binjakë, Jack dhe Tyler, janë të dy pjesë e skuadrës së parë dhe ishin në stol ndaj Leeds të dielën.
Fletcher është trajneri i pestë i përkohshëm që ka luajtur për Manchester United nën drejtimin e Sir Alex Ferguson, pas Ryan Giggs, Ole Gunnar Solskjaer, Michael Carrick dhe Ruud van Nistelrooy.
- Përqindjet e fitoreve në stolin e Man Utd
Sir Alex Ferguson – 810 dneshje – 65.2% fitore
Jose Mourinho – 93 ndeshje – 53.8% fitore
Erik ten Hag – ndeshje 85 – 51.8% fitore
Ole Gunnar Solskjaer – 109 ndeshje – 51.4% fitore
Louis van Gaal – 76 ndeshje – 51.3% fitore
David Moyes – 34 ndeshje – 50% fitore
Ralf Rangnick – 24 ndeshje – 41.7% fitore
Ruben Amorim – 47 ndeshje – 31.9% fitore

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




