Vetëm dy fitore në gjashtë ndeshjet e fundit kanë dobësuar pozicionin e Ole Gunnar Solskjaer tek Manchester United. Në Angli janë rikthyer zërat qe e shohin Massimiliano Allegrin si kandidatin kryesor për pankinën e Red Devils. Ish-tekniku i Juventus në efekt është kontaktuar informalisht nga drejtuesit e klubit anglez, por ka kthyer të njëjtën përgjigje si të tjerëve, që e kanë kërkuar muajt e fundit: “Faleminderit por nuk futem në lojë me kampionatin në vazhdim: do të pres deri në fund të sezonit”.
Pasi u përfol për pankinën e Arsenal, që më pas firmosi me Arteta, tani Allegri vazhdon të jetë kandidat për pankinën e Red Devils, një hipotezë gjithnjë e më e mundshme, duke qenë e sponsorizuar nga Alex Ferguson, gjithnjë tepër vlerësues ndaj italianit, që në anën tjetër nuk e ka fshehur kurrë ambicien për të provuar një eksperiencë në Premier League. Allegri preferon të pushojë këtë vit: për tu kthyer në sezonin 2020/21.
Nëse situata tek Manchester United precipiton, Daily Mail ka bërë të qartë se klubi mund të mos presë dot deri në qershor, me Mauricio Pochettino që pritet të zëvëndësojë Solskjaer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.