Futboll

Manchester City, pandemia ngadalëson gjykatat: ankth për ankimimin në KAS

Manchester City në ankth për ankimimin në CAS kundër përjashtimit për dy vjet nga Kupat evropiane për shkak të thyerjes së rregullave të Fair Play Financiar. Klubi anglez kishte paraqitur apelimin pak ditë pas dënimit të dhënë nga UEFA, por pandemia për Covid-19 ka ngadalësuar punimet në Gjykata dhe çështja nuk do të mund të shqyrtohet përpara korrikut: një problem me situatën ende të pasigurtë në Premier League.

Në rast se Premier League nuk rifillon, në fakt, Football Association do të njoftojë menjëherë emrat e skuadrave të kualifikuara në kompeticionet e ardhshme evropiane dhe pa vendimin e CAS në Lozanë, Citizens rrezikojnë të mos luajnë Champions League 2020/21.

Klasifikimi tregon vendin e dytë, por skuadra e Guardiola për momentin është e dënuar, për këtë – sqaron Mirror – mes avokatëve të klubit lind një hipotezë e dytë: ngrirja e dënimit në pritje të vendimit të apelit. Një zgjidhje gati e detyruar për City edhe në lidhje me merkaton: shqetësimi i De Bruyne (“Shumë, dy vjet pa Champions”) nuk është i izoluar në grup dhe rreziku është ai i një lamtumire në masë të lojtarëve të mëdhenj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë