Manchester City dhe Arsenal barazuan 2-2 mes tyre, në supersfidën e javës së pestë në Premier League. Ishte një ndeshje spektakolare dhe e luftuar deri në fund, me vendasit që shmangën humbjen vetëm në minutën e 98-të, ndërsa “topçinjtë” luajtën me 10 lojtarë për të gjithë pjesën e dytë. Erlind Haaland kaloi City-n në avantazh në minutën e 9-të, duke bërë që të shpërthejë festa në stadium. Megjithatë, në minutën e 22-të, miqtë barazuan shifrat, falë një supergoli të shënuar nga Calafiori.
Arsenali përmbysi rezultatin në 2-1 në minutën e 46-të, pas një goli të shënuar më kokë nga Gabriel. Pak sekonda para mbylljes së pjesës së parë, skuadra e Artetës mbeti me 10 lojtarë, pasi Trossard, u ndëshkua me karton të kuq.Fraksioni i dytë i lojës, foli i gjithi për vendasit, që e kishin trë vështirë për të thyer “murin” e Arsenalit. City barazoi shifrat vetëm në minutën e 98-të, kur Stones, përfitoi nga një topi i mbetur në zonë, për ta dërguar në rrjetë. Pas këtij barazimi, Manchester City mban kryesimin me 13 pikë, ndërsa Arsenali mban vendin e katërt me 11 pikë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.