Futboll

Manchester City, Guardiola: Po nuk mposhtëm Realin, mund të më shkarkojnë

“Nëse nuk mposhtim Realin, pronari do të vijë e të më thotë: ‘Nuk është mjaftueshëm, ne duam Champions e më shkarkon. E atëherë unë do ti them: ‘Ok faleminderit, ishte një kënaqësi’”. Fjalët e Pep Guardiola, i cili në ditët kur emri i tij është lakuar sërish për stolin e Juventusit , provokon shumë qartë për të përcjellë në fakt një mesazh tjetër: “Ne po japim një mesazh të gabuar për brezat e rinj: kanë vlerë vetëm trofetë ”

“Njerëzit besojnë se, nëse je Guardiola, duhet të fitosh gjithë titujt e mundshëm, çdo vit. Është e pamundur – ka vazhduar katalanasi në një intervistë gjatë Soccer Saturday – Nëse nuk fiton Champions sezoni është i dështuar, e nëse e fiton është një sukses. Përse ky arsyetim? Të fitosh është shumë e vështirë, sidomos Championsin. Nëse do ishte kështu, në mbi 100 vjet histori të Manchester City do të kishin qenë 100 sezone të dështuar, e kjo nuk është e vërtetë”.

“Ne duam të japim gjithnjë maksimumin – ka shtuar tekniku dy herë kampion Evrope me Barcelonën – por nuk mund të sigurosh çdo vit të gjithë trofetë në vend, ashtu si nuk mund të fitosh gjithnjë Champions League. Më pëlqen shumë ta garantoj, por nuk jam mjaftueshëm i zoti”.

Trajneri katalanas, që fiton rreth 23 milionë në sezon, largon nga vetja etiketën e trajnerit më të mirë në botë: Nuk jam ndjerë kurrë më i miri, as kur te Barcelona fitova gjashtë tituj radhazi e një tripletë. Kam fituar sepse kam pasur gjithnjë lojtarë të jashtëzakonshëm në klube të mëdha. Ka trajnerë të shkëlqyer që nuk i kanë këta lojtarë e nuk stërvisin në klube të mëdha. Unë jam një trajner i mirë, por jo më I miri. Më jepni një ekip tjetër përveç Manchester City dhe nuk do të fitoj”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë