Gazeta Si – Mançester Siti është ekipi më i mirë në Europë aktualisht. Skuadra e trajnerit Pep Guardiola udhëheq renditjen e UEFA-s, të publikuar sot, me një koeficient prej 131 pikësh të grumbulluara.
Pas klubit anglez vjen Bajerni i Mynihut, me 130 pikë, vetëm një pikë më pak se ‘qytetarët’. Liverpuli plotëson ‘podin’ me vendin e tretë, me 123 pikë.

Pavarësisht fitimit të edicionit të fundit të Ligës së Kampionëve, Reali i Madridit qëndron në vend të 6-të, me 110 pikë. Para tij janë Çelsi i Armando Brojës dhe Paris Saint-Zhermen. Skuadra e vetme e Serisë A që bën pjesë në 10-shen e parë është Juventusi, që mban vendin e 9-të, me 90 pikë.
Nga skuadrat e tjera italiane, Roma e Kumbullës është e 13-a, me 84 pikë, falë fitores së Ligës së Konferencës. Interi i Asllanit renditet i 15-ti, me 83 pikë, kurse Napoli i Rrahmanit qëndron në vend të 22-të të këtij klasifikimi, me 75 pikë. Atalanta e Gjimshitit është e 28-ta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.