Futboll

Mançester Siti rrëzon Liverpulin dhe Guardiola vendos një rekord në Angli

Në Europë Liverpuli është kampion, por në ishullin britanik mbretërimi i takon Mançester Sitit. Skuadra e Guardiolës mposhti sot në finalen e Superkupës së Anglisë, (Community Shield), Liverpulin vetëm pas gjuajtjes së penalltive.

Kampionët anglez me Rodri në regjinë e mesfushës tentuan t’i bënin një start të mirë këtij sezoni të ri dhe ashtu kanë bërë në fakt. Për Liverpulin e Klop kjo ndeshje u duk sikur erdhi pak para kohe, pasi një pjesë e mirë e lojtarëve ende nuk e kanë marrë veten nga sezoni i gjatë, që për disa ka zgjatur deri në fund të qershorit.

Golit të Sitit në pjesën e parë nga Stërling që dëshmoi edhe dominimin e bluve, Liverpuli iu kundërpërgjigj vetëm në pjesën e dytë. Ishte mbrojtësi Matip që çoi shifrat në barazim dhe më pas u deshën goditjet e penalltive për të përcaktuar fituesin e trofeut të parë sezonal në Angli.

Nga pika e bardhë, lojtarët e Guardiolës ishin kirurgjikal, duke mos gabuar asnjë gjuajtje, dhe i japin mundësinë kështu trajnerit katalanas që të vendosë një rekord personal. Guardiola ia del për herë që të fitojë ka trofe brenda një sezoni në Angli, duke u futur në mesin e trajnerëve që kanë shkruar historinë në futbollin anglez, si Ferguson, Murinjo dhe Venger.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë