Futboll

Mançester Siti godet sërish, blen 21-vjeçarin belg për 65 milionë euro

Gazeta Si – Një tjetër blerje e kushtueshme për Premier Ligën. Mançester Siti ka mbyllur me sukses marrëveshjen me Renes për afrimin e 21-vjeçarit Jeremy Doku.

Sulmuesi anësor do të luajë me kampionët e Europës sezonin e ardhshëm, ndërsa në arkat e klubit francez do të derdhen 55.5 milionë stërlina, ose 65 milionë euro. Gjatë merkatos së kësaj vere Mançester Siti ka blerë Mateo Kovaçiç nga Çelsi për 25 milionë stërlina, si dhe mbrojtësin kroat Joshko Gvardiol për 75 milionë stërlina.

Doku konsiderohet një nga talentet më të mëdha të futbollit europian. Më parë emri i tij kishte dalë edhe në planet e klubeve të tjera të Rëndësishme, por tashmë ai do të zbarkojë në Premier Ligë me fanellën e ‘qytetarëve’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë