Gazeta Si – Humbja e Arsenalit në fushën e Notingam Forest ka shpallur matematikisht kampion të Premier Ligës ekipin e Guardiolës. ‘Qytetarët’ kanë festuar nga ‘divani’ për titullin e tretë radhazi.
Dëshpërim në radhët e Arsenalit, që këto javët e fundit ka humbur shkëlqimin dhe ka lënë shumë pikë. Ndeshja e sotme u vendos nga një gol i Auoniji në minutën e 19-të. Pas kësaj disfate, ‘Topçinjtë’ nuk mund ta arrijnë më Mançester Sitin.

Guardiola dhe të tijtë tashmë synojnë të kompletojnë tripletën. Titulli i Premier Ligës ishte vetëm çështje kohe në fakt, por ka ardhur pa qenë nevojë që Siti të zbriste në fushë. Objektivi kryesor është që kjo skuadër, që po bën diferencën në Europë, të fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve në finalen ndaj Interit në Stamboll.
— Manchester City (@ManCity) May 20, 2023
Sa i takon zonës Champions në Angli, Mançester Junajtid është në avantazh pas fitores 1-0 në fushën e Burnemuthit, falë golit të Kasemiros. Skuadra e ten Hag është shkëputur nga Liverpuli, që u ndal në barazim 1-1 ndaj Aston Vilës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




