Futboll

Mançester Siti fiton Superkupën e Europës, Gudelj tradhëton Seviljen te penalltitë

Gazeta Si – Mançester Siti fiton për herë të parë në histori Superkupën e Europës. Të besuarit e Guardiolës mundën Seviljen me penallti në finalen e luajtur në ‘Karaiskaki’. Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, më pas direkt penalltitë, ku Gudelj gaboi në gjuajtjen e fundit.

Superkupa e Europës 2023 i ka takuar skuadrës angleze, pa fat spanjollët në këtë ndeshje. En-Nesyri zhbllokoi shifrat pas 25 minutash lojë, duke gjuajtur saktë me kokë në qendër të zonës.

Festa e lojtareve te Sitit pas triumfit. Gazeta Si, 16 gusht 2023

Për Mançester Sitin barazoi Palmer në minutën e 63-të, më pas rezultati nuk ndryshoi dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë. Në lotarinë finale peshoi gabimi i Gudelj, i cili goditi traversën në penalltinë e 10-të, pasi 9 të mëparshmet ishin kthyer në gol.

Interesant është fakti se sërish ka shënuar Palmer për Mançester Sitin, kurse Haland shënoi vetëm me penallti. Festë për Mançester Sitin, që pas Championsit të parë, vendos edhe Superkupën e parë në palmaresin e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë