Futboll

Mançester Junajtid, Reali dhe Juventusi në garë për Tielemans, vlen 30 milionë euro

Gazeta Si - Youri Tielemans do të largohet në fund të këtij viti nga Leiçesteri. Kontrata e tij skadon në 2023-shin dhe palët duket se nuk kanë në plan të rinovojnë. Mesfushori belg është një okazion, që po ndiqet me shumë interes nga shumë klube të mëdha në Europë.

Njëri prej tyre është Mançester Junajtid, që ia di mirë vlerat këtij futbollisti dhe ka nisur punën për një transferim të mundshëm. Por “Djajtë e kuq” duhet të fitojnë konkurrencën me klubet etja për të firmosur me belgun. Tielemans ka zgjuar interesin edhe të Realit të Madridit në Spanjë.

Tielemans me fanellën e Leiçesterit. Gazeta Si, 11 prill 2022

Po ashtu, sipas “CBS Sport”, për këtë lojtar është futur në garë edhe Juventusi, që kërkon të përforcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm. Vlera e kartonit të Tielemans për momentin është rreth 30 milionë euro. Mbetet të shihet tani se cila do të jetë zgjedhja e vetë lojtarit të kombëtares belge: Premier Liga, Seria A, apo do të joshet nga emri i Real Madridit…


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë