Futboll

Mançester Junajtid, një varrezë për lojtarët! Shpërthen Geri Nevill pas derbit

Gazeta Si – Kaos total te Mançester Junajtid. Klubi i madh anglez nuk po arrin të dalë nga errësira, pavarësisht ndryshimit të trajnerëve dhe shpenzimeve të shumta në merkato. Humbja turpëruese 0-3 në derbin me Sitin ka rritur ndjeshëm pakënaqësitë.

Trajneri Erik ten Hag kërkoi që lojtarët pas ndeshjes të qëndronin në dhomën e zhveshjes për të dëgjuar në heshtje festimet e kundërsharit. Një lloj ndëshkimi dhe një mënyrë për të ngacmuar sedrën e lojtarëve, por pak mundësi ka që gjërat të ndryshojnë.

Pas derbit, ish-lojtari i ‘Djajve të kuq’, Geri Nevill, ka shpërthyer keq, duke e quajtur skuadrën një ‘varrezë për lojtarët’. “Për çdo trajner që vjen te Mançester Junajtid, në një pikë mendon se ka një problem me të. Kur mendojmë për lojtarë që janë blerë nga 50, 60 apo 70 milionë euro, që luajnë për Junajtid pasi kanë refuzuar skuadra të tjera, kjo shndërrohet një varrezë për ta.

Ka një kulturë negativiteti përreth klubit që nuk po zhduket. Erik ten Hag është një trajner fantastik, ashtu si Zhoze Mourinjo, nuk mund ta mohojmë. Ajo që duhet kuptuar është si ka mundësi që nuk arrijnë të kenë sukses te ky klub. Kjo është pyetja?” – ka thënë Nevill për ‘Sky’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë