Futboll

Mançester Junajtid firmos me trajnerin holandez Erik ten Hag: Një nder i madh!

Gazeta Si – Mançester Junajtid ka zyrtarizuar sot trajnerin e ri, holandezin Erik ten Hag, me të cilin ka firmosur deri në qershor të 2025-ës, me opsionin për ta zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër.

“Gjatë 4 viteve të fundit te Ajaksi, Erik ka treguar se është një nga trajnerët më të mirë dhe më të suksesshëm në Europë. Ai është i famshëm për futbollin tërheqës dhe sulmues të skuadrës së tij, si dhe për vëmendjen që ka te të rinjtë, – ka thënë drejtori sportiv i Mançesterit, John Murtough. – Në bisedat më të kemi mbetur të habitur nga vizioni i tij për ta ringjitur Mançesterin në nivelin e duhur”.

Vetë trajneri holandez ka theksuar se është nder i madh për të të drejtojë Mançester Junajtid: “Është një nder i madh për mua të zgjidhem trajner i Mançester Junajtid. Jam shumë entuziast për sfidën që më pret. E njoh historinë e këtij klubi të madh dhe pasionin e tifozëve. Do të kem angazhimin maksimal për t’i dhënë kësaj skuadre suksesin që meriton”, – tha ten Hag.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë