Futboll

Mançester Junajdit siguron Championsin për sezonin e ri, mund thellë Çelsin

Gazeta Si – Mançester Junajtid do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin 2023/2024. Ky është verdikti i ndeshjes me Çelsin, ku ‘Djajtë e kuq’ fituan 4-1. Në ‘Old Trafford’ vendosën golat e Kasemiro, Martial, Bruno Fernandes dhe Rashford. Golin e vetëm për londinezët e shënoi Zhoao Feliks.

Me këtë ftore skuadra e trajnerit Ten Hag kalon Njukasëllin, por mbi të gjitha mban larg Liverpulin e vendit të 5-të. Mançesteri e shfrytëzoi në mënyrën më të mirë këtë ndeshje dhe siguroi pjesëmarrjen në Champions.

Fitorja 4-1 e Mançesterit certifikoi njëkohësisht vendin e 5-të për Liverpulin, që duhet të kënaqet me Ligën e Europës. ‘Djajtë e kuq’ e zgjidhën ndeshjen shpejt, duke shënuar që në fillim me brazilianin Kaasemiro.

Antoni u dëmtua dhe vendin e tij zuri Rashford. Në fundin e pjesës së dytë Martial dyfishoi, ndërsa në pjesën e dytë Bruno Fernandes realizoi golin e 3-të me penallti dhe në fund Rashford realizoi edhe golin e 4-t.

Çelsi në anën tjetër ka pësuar humbjen e 16-të në këtë sezon për t’u harruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë