Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se është drejt përfundimit negociata për një tjetër kontratë me kompaninë e vaksianave Pfizer, për të sjellë 500 mijë doza vaksine të tjera në vendin tonë.
“Jam e kënaqur të them se jemi duke negociuar dhe përfundojmë se shpejti një kontratë tjetër me kompaninë Pfizer për 500 mijë doza vaksine, të cilat do të mbërrijnë në 3-mujorin e fundit të këtij viti dhe do të vijojmë të kemi një qasje proaktive për të rritur mbulesën vaksinale tek grupet e riskut, sidomos tek punonjësit shëndetësor, tek mësuesit dhe gjithashtu të gjithë punonjësit e shërbimeve në administratën publike”, tha Manastirliu.
Manastirliu tha se gjithashtu po diskutohet edhe se si do të rivlerësohet arkitektura e sistemit shëndetësor dhe se si do të vlerësohet dhe do të mbështetet sistemi shëndetësor në raport me kujdesin parësor, në raport me programin e vaksinimit dhe gjithashtu edhe me mbështetjen ndaj financimit të qëndrueshëm drejt mbulimit shëndetësor universal.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




