Sociale

Manastirliu: Rreth 100 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë fjalët së saj në Kuvend, ka deklaruar se mbi 100 mijë qytetarë i kanë kryer tashmë të dy dozat e vaksinës, teksa tha se do të vijojë furnizimi me vaksinat anti-covid në ditët e ardhshme.

Duke folur për kalendarin e mbërritjes së vaksinave, Manastirliu tha se kemi mbi 730 mijë doza vaksinash që kanë mbërritur në vend. Dhe përgjatë kësaj jave do të kemi edhe 11 mijë e 700 doza vaksine Pfizer, të cilat priten të vijnë.

Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se situata epidemiologjike në vend paraqitet e kontrolluar, por bëri apel për qytetarët, që të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID.

“Tashmë kemi një përgjysmim të incidencës dy javore për 100 mijë banorë dhe ka një rënie të ndjeshme të shtrimeve në spitale nga javët që lamë pas. Edhe pozitiviteti është ulur dhe është tashmë 4% mesatarisht. Ekspertët tanë të Komitetit Teknik janë duke vlerësuar në mënyrë dinamike masat, por gjithçka do të varet nga ecuria e epidemisë. Çlirimi gradual i jetës social-ekonomike duhet medoemos të shoqërohet nga masat e distancimit fizik, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e higjienës, në mënyrë që të mos bëjmë hapa mbrapa dhe të vijojmë të vendosur përpara në këtë kilometër të fundit drejt kthimit në normalitetin aq shumë të dëshiruar”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu shtoi më tej se sot pritet të miratohen në Kuvend disa akte normative, për sa i përket marrëveshjes me distributorin e autorizuar të Coronavac në Republikën e Turqisë, për të rritur më tej sasinë e vaksinave të Sinovac,

Ministrja shtoi se prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 518,679 doza të vaksinës ndaj Covid-19, prej të cilave mbi 419,246 vaksinime për persona mbi 60 vjeç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë