Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë një riformulim të urdhrit të mëparshëm për karantinimin dy ditor të popullatës që do të fillojë ngae shtuna në mesditë e deri në orën 05.00 të ditës së hënë.
Ajo urdhëron kufizimin e lëvizjes, në gjitha qendrat urbane të Republikës së Shqipërisë, për të gjitha kategoritë (këmbësor, biçikleta, ciklomotor, motomjete dhe mjete) duke filluar nga ora 13:00 e ditës së shtunë, datë 11.04.2020 deri në orën 05:00, të datës 13.04.2020.
Përjashtohen nga ky rregull të gjitha mjetet e transportit të mallrave dhe të produkteve ushqimore, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, njësitë kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike si dhe shërbimet me porosi në banesë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




