Sociale

Manastirliu: Dyfishohet ndihma për gratë kryefamiljare dhe kompensim i faturës së energjisë për personat me aftësi të kufizuar

Nga Gazeta 'SI' - Nga data 1 tetori ndihma ekonomike për gratë kryefamiljare që kanë dy fëmijë do të dyfishohet, ku do të përfitojnë 5.700 gra. Dyfishim të ndihmës do të kenë edhe të moshuarit mbi 65-vjeç që nuk përfitojnë pension pleqërie

Ky është vendim i fundit i miratuar nga qeveria, njoftuar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Ajo njoftoi se personat me aftësi të kufizuar, do të mbështeten për kompensimin e energjisë elektrike, pasi do t’u rritet mbështetja nga 2.000 lekë me 3.000 lekë.

“Pas indeksimit me 7.5% për mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar, një tjetër vendim është marrë nga qeveria për energjinë elektrike për personat të cilat kanë status të aftësisë së kufizuar, të cilëve u rritet masa e mbështetje për kompensimin e energjisë elektrike. Ata që e kanë këtë masë mbështetje nga statusi shkon nga 2 mijë lekë të reja në 3 mijë lekë të reja”, - tha ministrja Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë