Sociale

Manastirliu: Do rritet ndihma ekonomike Duma: S’ka transparencë të programit të pikëzimit

Në Komisionin e Shëdetësisë u debatua për ndihmën ekonomike për vitin2020 dhe se si do të përfitojnë kategoritë e caktuara. Ministrja Ogerta Manastirliu deklaroi se është parashikuar në buxhet që do të ketë rritje të ndihmës së ekonomike. Por deputetja e PD, Grida Duma i kërkoi Ministres që të flitej më shifra konkrete.
"Në një sistem ku kërkohet ndihmë sociale, shteti mbështet atë që ka më shumë nevojë. Gjetëm 40 mijë familje që merrnin 1 mijë lekë. Çdo familje aplikuese në skemë, do përfitojë gjithë paketën e ndihmës, jo vetëm cash, por subvencion për energjinë elektrike, librat falas, etj. Pra është një paketë e plotë,” u përgjigj Manastiliu.
Por Grida Duma tha se skema e pikëzimit (mënyra e përcaktimit që një individ të marrë ndihmë ekonomike) nuk është transparente. Ndërkaq Manastirliu shpjegoi se kriteret e ndihmës ekonomike janë transparente dhe kollaj të aksesueshme për të kuptuar më shumë se kë ka ndihmuar kjo reformë.
“Kjo reformë ka adresuar varfërinë. Nga ata të cilët aplikojnë në skemë, mbi 95 për qind janë përfitues. Janë familje, shteti ofron ndihmë direkte. Pjesa tjetër që nuk përzgjidhen nga sistemi, janë pjesë e përfshirjes nga bashkitë, me kritere të posaçme që bashkitë kanë. Aty ku sistemi është i ftohtë, atëherë ndihma vjen direkt nga një sistemi që bashkia e miraton përmes këshillit bashkiak” shpjegoi Manastirliu.
Ajo foli mbi masat e parashikuara në buxhetin e vitit 2022.
“Janë rreth 70 mijë familje të cilat përfitojnë direkt nga ndihma ekonomike që jepet nga shteti, por buxheti i vitit 2022 për të cilin jemi mbledhur ne këtu sot, do rrisë masën e ndihmës ekonomike me 10 për qind. Do dyfishojmë masën për familjet që kanë tre fëmijë deri ne 18 vjeç. Dhe do trefishojë masën e ndihmës për jetimët dhe grave të dhunuara e të trafikuara,”shtoi Manastiliu, që shtoi se do forcohen mekanizmat referues për mbrojtjen nga dhuna dhe buxheti 2022 reflekton edhe këto programe dhe politika mbështetëse direkte për mbrojtjen e grave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë