Sociale

Manastirliu: 100 mijë të vaksinuar nga gripi dhe 15 mijë të vaksinuar me dozën e tretë anti-Covid.

Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit, ndërsa janë kryer 15 mijë doza të treta të vaksinave anti-Covid.

Këto shifra u bënë të ditura nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra e re shëndetësore në Selitë

“Të gjitha qendrat shëndetësore janë furnizuar me më shumë se 200 mijë vaksina, të cilat kanë mbërritur tashmë në vend dhe janë shpërndarë kudo në qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.

Më tej Manastirliu tha se do të vijjë projekti për rindërtimin dhe ndërtimin e qendrave shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë vendin.

“Me buxhetin e ri do të financohet rehabilitimi i 50 qendrave në të gjithë vendin. Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliard lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me finacimin e partnerëve, arrijnë në vlerën 3 miliardë lekë. Një prej shtyllave të rëndësishme të buxhetit 2022 është financimi i programit kombëtar të vaksinimit masiv anticovid, për të cilin është alokuar shuma prej 2.7 miliard lekë,”shtoi më tej Manastirliu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë