Vetëm 9 minuta rezistuan miqtë në Tiranë. Rey Manaj që nuk luajti në ndeshjen e parë tregon “urinë” për fitore duke bërë atë që di më mirë – të shënojë. Për këtë shrytëzoi goditjen e dënimit të Asllanit.
9 minuta pas avantazhit, sërish Manaj dyfishon për kuqezinjtë pas një veprimi individual të Brojës dhe pasimit në qendër për sulmuesin e Sivasspor në kampionatin turk.
Gjatë pjesës së parë kishim edhe raste të tjera shënimi me Asllanin, Hoxhën dhe sërish Manajn, por portieri mik Alvarez nuk i lejoi kuqezinjtë të shënonin më shumë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.