Futboll

Man Utd-Arsenal, 200 ndeshje për Arteta-n

Manchester United pret Arsenal-in këtë fundjavë në Premier League në “Old Trafford”. Pas udhëtimeve të mesjavës në San Sebastian dhe Eindhoven respektivisht, dy rivalë të vjetër do të përballen në një sfidë të ndarë nga 21 pikë në klasifikim. Shpresat e Arsenal për të sfiduar Liverpool në luftën për titull u fashitën pas humbjes ndaj West Ham United barazimit me Nottingham Forest. Në mungesë të Saka, Martinelli-t dhe Havertz, “topçinjtë” gjetën një mënyrë për të shënuar 7 gola ndaj PSV të martën e kaluar. Saka dhe Martinelli nuk priten më herët se sfida ndaj Fulham më 1 Prill. Deri atëherë Mikel Arteta është i detyruar ti besojë Merino-s, Nwaneri-t dhe Trossard.

Arsenal fitoi ndeshjen e fundit në “Old Traford” ndaj Man Utd

Havertz, Jesus dhe Tomiyasu e kanë mbyllur sezonin por Arteta ka alternativa të tjera për të zgjedhur. United ka problem me shënimin e golit pasi Hojlund, Zirkzee dhe Garnacho kanë shënuar vetëm 2 gola mes tyre këtë vit. Ndërsa Obi po ushtron presion për një vend në formacion pasi në 3 ndeshjet e fundit është nisur nga stoli dhe ishte pranë golit të fitores në kohën shtesë ndaj Fulham në FA Cup. 17 vjeçari u largua nga Arsenal, verën e shkuar dhe do të jepte gjithçka të zbriste në fushë ndaj ish skuadrës këtë fundjavë. Duke mos qënë në skuadër për sfidën në Europa League ndaj Real Sociedad, Obi është i freskët për “Gunners”, nga formacioni apo nga stoli.

Formacionet e mundshme, Man Utd (djathtas) – Arsenal (majtas)

Maguire dhe Ugarte nuk udhëtuan në San Sebastian por Ruben Amorim shpreson ti ketë gati për nesër. Mainoo pritet të kthehet pas këtij muaji ndërsa Diallo dhe Martinez e kanë mbyllur sezonin bashkë me Shaw, Mount dhe Evans. Mungesat në prapavijë mund ti krijojnë hapësirë Heaven i larguar edhe ky nga Arsenal-i, ndërsa Dorgu është i pezulluar pas kartonit të kuq që mori ndaj Ipswich. Kjo do të jetë ndeshja e 200 për Arteta-n që bëhet traineri i 14 që e arrin këtë me një skuadër dhe i 39 në total. United nga ana tjetër nuk ka fituar asnjëherë dy ndeshje rradhazi këtë sezon dhe nëse dëshiron të mos jetë në pjesën e dytë të klasifikimit, ka nevojë për fitoren e të dielës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë