Portali i njohur sportiv britanik “Givemesport”, i ka dedikuar një artikull karrierës së mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Frederik Veseli. 27-vjeçari shqiptar, produkt i akademisë së Manchester United, në gusht të këtij viti firmosi me skuadrën e Salernitanës në Serie B.

‘’Emri i Frederic Shtjefan Veseli me siguri nuk do t’i kujtohet shumicës së tifozëve të Manchester United në ditët e sotme. Por në janar të vitit 2012, emri i mbrojtësit të lindur në Zvicër ishte në vëmendjen e mbështetësve të Djajve të Kuq në të gjithë botën. Veseli ju bashkua mbi tetë vjet më parë Mançesterit United nga rivalët e City-t, një transferim me parametra zero. Mbrojtësi i gjithanshëm, i cili ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë, nënshkroi një marrëveshje 18-mujore me Djajtë e Kuq dhe u vlerësua nga shumë specialist si një yll i ardhshëm i futbollit botëror.

Para transferimit të tij në Old Trafford, Veseli ishte kapiteni i Zvicrës, duke fituar Kupën e Botës U-17 në vitin 2009. Ai gjithashtu luajti nëntë herë me moshat U-19 dhe shtatë herë për ekipin U-20 të Zvicrës, para se të ‘’rrëmbehej’’ nga Sir Alex Ferguson.

Pritshmëritë për Veselin ishin të larta, por ai fatkeqësisht nuk arriti të bënte shpërthimin e duhur te United dhe u la i lirë në verën e 2013, ku u bashkua me Ipswich Town pas largimit nga Old Trafford.
Çfarë ndodhi pas largimit nga Man Utd?

Aktualisht, Veseli numëron 31 ndeshje me përfaqësuesen e Shqipërisë. Tetë nga ato paraqitje kanë ardhur në Ligën e Kombeve. Ai madje bëri një paraqitje të shkurtër në Euro 2016, duke luajtur pesë minuta në humbjen 2-0 të Shqipërisë ndaj vendit pritës Francës. Jo keq, por në nivel klubesh, jo karriera që Veseli do dëshironte kur arriti në Old Trafford mbi tetë vjet më parë, por asgjë nuk është e garantuar në futbollin profesionist’’.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




