Shkencëtarët rusë prezantuan kufomën e një foshnje mamuthi, mbetjet e të cilit ishin të ruajtura tepër mirë. Mamuthi bebe u gjetë në rajonin siberian të Yakutia në qershor pas më shumë se 50,000 vjetësh.
Kufoma e mamuthit të mitur femër, me nofkën Yana, u zbulua nga banorët lokalë pasi një krater i përhershëm i ngrirë u zgjerua, thotë media shtetërore ruse TASS.
“Mund të themi se është një nga më të mirat që janë gjetur ndonjëherë në botë”, tha për TASS Maksim Cheprasov, kreu i laboratorit të Muzeut Mamuth në Universitetin Federal Verilindor (NEFU) në Yakutsk.
Sipas Cheprasov, foshnja mamuth ishte rreth një vjeç kur vdiq dhe peshonte rreth 180 kilogramë. Mosha gjeologjike, sipas rezultateve të analizës së radiokarbonit, është 50,000 vjet, shkroi TASS.
Studiuesit besojnë se të miturit e mamuthëve u rritën më shpejt se pasardhësit e kuajve, bizonëve dhe ujqërve sot për shkak të kushteve të motit që ishin më të rënda në atë kohë.
“Ata duhej të bëheshin të mëdhenj për të duruar dimrin e ashpër,” tha Cheprasov, sipas TASS.
Mbetjet e viganit u zbuluan në kraterin Batagaika, i cili është zgjeruar vazhdimisht që nga vitet 1960, duke zbuluar gjetje të tjera prehistorike, duke përfshirë një kalë dhe bizon, raportoi TASS.
Banorët vendas zbuluan kufomën pasi një pjesë e kraterit u shemb, duke zbuluar gjysmën e viganit. Pjesa e përparme e kufomës ra në fund të vrimës, ndërsa gjysma e pasme duke përfshirë këmbët e pasme ishin ende në ngricën e përhershme, tha Cheprasov. Gjysma e pasme u mblodh më vonë nga kolegët e tij.
Para se të zbulohej ky foshnjë vigan, gjithsej në botë ishin zbuluar gjashtë skelete të plota, pesë në Rusi dhe një në Kanada, sipas Cheprasov.
“Ky është një zbulim vërtet unik, jo vetëm për universitetin tonë, dhe për shkencën ruse, por edhe për botën,” tha Anatoly Nikolaev, Rektori i Universitetit Federal Verilindor, për TASS.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.