Ka ndodhur

Mallra kontrabandë në Tiranë, shpallet në kërkim administratorja

Gazeta Si – Një 32-vjeçare është shpallur në kërkim, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht, pasi në një magazinë policia gjeti mallra kontrabantë si veshje, produkte kozmetike dhe pajisje elektronike.

Si rezultat i operacionit ‘Pakot Postare 2″, u shpall në kërkim shtetasja A. D., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e një poste private.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. M., 37 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe A. A., 40 vjeç, të tre banues në Tiranë, punonjës të kësaj poste.

“Gjatë kontrollit të magazinave të postës në administrim nga shtetasja A. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 93 pako me mallra të ndryshme (veshje, produkte kozmetike, pajisje elektronike etj), pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave”, – njoftoi policia.

Nga veprimet hetimore dyshohet se mallrat e sekuestruara janë futur kontrabandë në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë