Ka ndodhur

Mallra kontrabandë përmes Kakavijës, arrestohet doganieri në Gjirokastër

Gazeta Si - Një doganier në pikën kufitare të Kakavijës është arrestuar në Gjirokastër, pasi akuzohet se ka lejuar kalimin e disa mallrave kontrabandë, ndër to medikamente, ushqime dhe një sasi nafte  

Në flagrancë u kap edhe 50-vjeçari F.G., drejtuesi i një furgoni brenda të cilit u gjetën dhe u sekuestruan mallrat në fjalë, që nuk kishin dokumentacionin përkatës, gjatë një operacioni  në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër.

Në vijim të veprimeve u arrestua edhe 39 vjeçari Th. K., me detyrë doganier, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar shtetasin F. G., për të kaluar mallrat, pa kryer veprimet doganore.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, mallrat e kontrabanduara, 3 350 euro dhe 3 aparate celularë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë