Gazeta Si – Një 42-vjeçar me iniciale A.C., u arrestua pas zbulimit të një rasti kontrabande mallrash në pikën kufitare të Bllatës me Maqedoninë e Veriut.
I arrestuari është kapur në pikë kufitare me kuti me detergjentë dhe materiale për paketim të cilat i kishte marrë kontrabandë pasi nuk kishte fatura blerje.
Në pranga për këtë ngjarje ra edhe doganieri A.L., 51 vjeç, i cili dyshohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre pasi e kishte favorizuar qytetarin e arrestuar në këmbim të shumave të parave. Ndërsa kolegu i tij, E.M, 50 vjeç është vënë nën hetim në gjendje të lirë për shpërdorim detyre.
Nga hetimet e mëtejshme për këtë rast, dyshohet se 2 doganierët kanë shpërdoruar detyrën, duke favorizuar 42-vjeçarin, për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin transportoheshin mallrat e kontrabanduara dhe një sasi parash në valuta të ndryshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



