Nga Gazeta Si- Dy persona kanë rënë në pranga ndërsa një tjetër është vënë nën hetim për kontrabandë mallrash.
Gjatë operacionit policor i koduar “Fake delivery”, policia ka arrestuar një 58 vjeçar nga Tirana, që transportonte mallra të kontrabanduara nga Belgjika në Shqipëri dhe një 45 vjeçar, gjithashtu nga kryeqyteti, që i magazinonte mallrat në subjektin që administronte.
Gjithashtu procedohet në gjendje të lirë edhe bashkëshortja e 45-vjeçarit. Në biznesin e këtij të fundit, policia gjeti veshje të ndryshme, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan veshje të ndryshme të kontrabanduara, me peshë totale 5548 kg.
“Janë arrestuar shtetasit E. Ç., 45 vjeç dhe N. H., 58 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasja L. Ç., 45 vjeçe. Gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin në administrim nga shtetasi E. Ç., shërbimet e Policisë gjetën veshje të ndryshme të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ishin transportuar nga Belgjika drejt Shqipërisë, nga shtetasi N. H”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




