Kombetarja

“Mallkimi” i kapitenëve, Reja humb edhe Hysajn për miqësoret e qershorit

Pas Etrit Berishës, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, ka humbur edhe Elseid Hysajn. Jënë pikërisht këta dy lojtarë që mbajnë shiritin e kapitenit kuqezi dhe për miqësoret me Uellsin dhe Çeiknë italianit i duhet të “gradojë” dikë tjetër. Si Berisha, ashtu edhe Hysaj, i kanë humbur këto ndeshje testuese për shkak dëmtimi.

Sipas njoftimit zyrtar të FSHF-së, Hysaj është paraqitur në kompleksin “Tropikal” në Durrës, ku Kombëtarja po stërvitet. Ai ka kryer disa vizita me stafin mjekësor dhe në fund mjeku Xhanluka Stezina vendosi të mbrojtësi shkodran të lërë grumbullimin për t’u kuruar.

Hysaj në stërvitje me Kombëtaren. Gazeta Si, 29 maj 2021

Hysaj në këtë periudhë në fakt është i impenjuar edhe me merkaton, pasi i përfundon kontrata me Napolin dhe agjenti i tij po punon për ta transferuar në një klub tjetër. Tashmë që nuk do të jetë i angazhuar me kuqezinjtë për miqësoret e 5 dhe 8 qerhsorit, lojtari mund të shohë me më shumë qetësi të gjitha opsionet që ka për të ardhmen.

Trajneri Reja shpreson që të mos ketë munges atë tjera për dy miqësoret që ka programuar si teste para sfidave me Hungarinë dhe Poloninë. Berisha dhe Hysaj janë dy nga titullarët më me peshë te kuqezinjtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë