Ka ndodhur

Mallakastër, 30-vjeçari me probleme mendore vret babanë me sende të forta. Arrestohet pas disa orësh

Gazeta Si – Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau të atin mbrëmjen e të enjtes në fshatin Greshicë të Mallakastrës, duke e goditur atë me sende të forta, është arrestuar mëngjesin e kësaj të premteje.

Autori vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe pasi goditi për vdekje babanë e tij, Qemal Muhametajn, 73-vjeç u largua nga vendi i ngjarjes.

Policia e Fierit informon se pas disa orë kërkimesh të pandërprera u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij.

Policia tha se djali ishte me probleme të shëndetit mendor dhe për këtë po kurohej prej kohësh.

Mësohet se ai jetonte i vetëm me nënën dhe babanë e tij, ndërsa e gjithë ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.

Nga burime paraprake thuhet se at e bir fillimisht kanë debatuar e më pas 30-vjeçari e ka qëlluar të atin 73-vjeç me sende të forta duke e lënë të vdekur në vend.

Kryetari i fshatit Kastriot Hysenaj, tregon se 37- vjeçari megjithese vuante nga probleme te shëndetit mendor, nuk njihej si njeri problematik, ishte njeri i qetë dhe i mbyllur në vetvete.

Ai tregon se 37-vjeçari ishte një person i mbyllur. Kryeplaku pohon se kur ka ardhur në vendngjarje, ka gjetur 73-vjeçarin pa shenja jete, ndërsa djali i tij ishte larguar.

Sipas kryeplakut, autori ishte një person i mbyllur, por nuk kishte krijuar asnjëherë probleme me banorët e zonës.

“Ka qenë i sëmurë çuni, se di a kurohej apo jo. Djali i qetë, nuk e dinim që arrinte në këtë gjendje. Jo jo asnjëherë. Fare as me banorët. Ka i ati 20-30 kokë dhi, rrinte me ato. Herë ai herë i ati. Djalë i mbyllur. Mund të ketë qenë ngjarje e çastit”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë