Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, pasi një person është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një 45-vjeçar është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.
Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri por bluza i ka ngecur në kangjellat dhe për pasojë, ka ndërruar jetë.
Gjithashtu dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



