Gazeta Si – Një 21-vjeçar u arrestua në Maliq, pasi po transportonte me një makinë tip “Benz” 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit drejt Tiranës.
I riu, me iniciaale E.Xh.,banues në Korçë, pasi ka parë postbllokun e policisë në aksin rrugor Maliq-Lozhan, në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Goçës” ka tentuar të fshihte emigrantët.
Në përpjekje për t’iu shmangur kontrolleve, 21-vjeçari ka zbritur nga “Benz”-i që drejtonte 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët madje i kishte orientuar si të shmangnin postbllokun policer.
Edhe pse ai ka tentuar t’i merrte sërish në makinë për t’I transportuar drejt Tiranës, plani I tij ka dështuar.
Policia thotë se sekuestroi mjetin tip “Benz”, tre aparate celulari dhe një sasi në vlera të ndryshme monetare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




