Ka ndodhur

Maliq, makina merr flakë pasi furnizohet me gaz në një pikë karburanti

Një automjet është përfshirë nga zjarri në ecje mëngjesin e të mërkurës në Maliq. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:20, në fshatin Vloçisht.

Automjeti ka marrë flakë, kur sapo ishte furnizuar me gaz në një pikë karburanti. Për pasojë kanë pësuar djegie, drejtuesi dhe pasagjeri të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Sapo ka dalë në rrugë nga kjo pikë karburanti, mjeti është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik te drejtuesi dhe pasagjeri. Drejtuesi i mjetit i përfshirë nga flakët ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në kanal në anë të rrugës.

Menjëherë, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, duke shuar flakë në automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë