Ka ndodhur

Maliq, gjendet trupi i pajetë i një të riu në rezervuar

Gazeta Si – Një trup i pajetë u gjet këtë të enjte në rezervuarin e Kolanecit në Maliq të Korçës. Dyshohet se kufoma i përket Martin Çeços, 26-vjeçarit të denoncuar më herët si i humbur nga familjarët e tij.

Policia u nis drejt vendit për të bërë identifikimin e viktimës, si edhe zbardhjen e rrethanave, nëse kemi të bëjmë me një vetëvrasje apo ngjarje aksidentale


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë