Ka ndodhur

Maliq / Babai godet me thikë djalin e mitur

Një konflikt në familje ka çuar në plagosjen e një 15-vjeçari në Maliq. Sipas  informacionit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas.

“Rreth orës 10:45, në fshatin Vreshtas, shtetasi Sh. C. ka goditur me mjet prerës (thikë), djalin e tij 15 vjeç, për motive të dobëta. 15-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Shtetasi Sh. C. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë